Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvend / Opozita konsideron se plani financiari KRRE-së nuk është i pranueshëm

Shkup, 7 prill – Deputetët sot në suaza të seancës së 32-të shqyrtuan  disa pika nga rendi i ditës, por,ato  do të votohen plotësisht.

Nga pikat e  shqyrtuara interesim më të madh për diskutimin e deputetëve  kishte për Propozimin e planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021,  dhe për Raportin vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019.

Opozita konsideron se plani financiari KRRE-së nuk është i pranueshëm, veçanërisht siç potencuan,  pjesa e pagave, e cila sipas tyre, është pa arsyetim dhe ka rritje të përhershme  të të punësuarve dhe shpenzimeve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se Komisioni, gjegjësisht pjesa e tij udhëheqëse, e ka kthyer këtë institucion, gjegjësisht trup të pavarur në zyrë partiake, e cila i zbaton politikat e LSDM-së.

Kjo, tha Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE, mund të shihet nga fakti se edhe pse ka pasur obligim ligjor të sjellë vendim për çmimin e energjisë elektrike para korrikut, atë e ka bërë në fund të korrikut, me qëllim që rritja e çmimit  të mos ndikojë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.

Duke replikuar, Dime Velkovski nga LSDM tha se  nuk është e vërtetë që shpenzimet në KRRE gjatë gjithë kohës rriten, megjithatë duke i prezantuar të dhënat për atë se sa zëra të shpenzimeve janë zvogëluar. Gjithashtu, tha, pagat  nuk janë rritur gjatë viteve të fundit, ato janë të njëjta.

Diskutim të gjërë në Parlament shkaktoi edhe debati për Raportin vjetor për punën e Këshillit gjyqësor. Deputetët e opozitës dhe pushtetit dolën me marrëdhënie kundërshtuese për gjendjet në gjyqësi. Deputetët opozitar konsiderojnë se gjendjet  në pushtetin gjyqësor janë jashtëzakonisht të këqia, se gjykatat janë të paazhurnuara dhe me ndikim të madh politik nga pushteti, ndërsa deputetët e partive politike qeveritare, sërish, se koha e ndikimit politik në gjyqësi ka kaluar me shkuarjen e pushtetit paraprak.

Dejanço Eftimov nga VMRO-DPMNE theksoi që edhe pse në Raportin për punën e këshillit gjyqësor disa gjykata janë vlerësuar si të azhurnuara, Avokati i popullit për to konstaton se  nuk kanë punuar në mënyrë të azhurnuar,  në pjesët për ankesa për disa raste që janë paraqitur.

“Nebuloza e dytë me të cilën përballemi është vlerësimi për Gjykatën Administrative ku konstatohet se ai vlerësohet si i azhurnuar. Vetëm para disa muajve kishte informacion se në këtë Gjykatë mbi 5.000 lëndë janë ruajtur në sirtar”, tha ai duke  pyetur se për ç’farë azhurnimi bëhet fjalë.

Për ndikim politik të pushtetit mbi gjyqësinë në diskutim ka folur deputeti Jovan Jauleski nga VMRO-DPMNE. Për shkak të kësaj, tha ai, qytetarët nuk kanë besim në gjyqësinë.

Duke  e replikuar, deputetje Snezhana Kalseska Vançeva nga LSDM theksoi se koha e sjelljes së gjykimeve nga “pallati i bardhë” dhe “gjyqësia svarovski” është e kaluar.

Fjalim para deputetëve mbajti edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev. Ai theksoi se punët në reformimin e sistemit gjyqësor lëvizin në drejtim të mirë.

“Punët në lidhje me punën e pushtetit gjyqësor në masë të madhe kanë ndryshuar. Deri në fund të muajit do të përpunohet plani  i ri për punën e vitit të kaluar dhe kur ta shqyrtojë Kuvendi do ta shohë edhe përparimin të cilin pushteti gjyqësor e ka bërë pas vërejtjeve  dhe indikacioneve  të faktorëve evropian”, tha Zdravev. 

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...