Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, pati kundërshtime për rendin e ditës në Kuvend dhe minutazhin e vënë në dispozicion për raportimin e drejtuesve të 5 institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, “Kuvendi është kthyer në Republike Kryeministrore”.
“E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por, jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve të raportojnë dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni ju (maxhoranca). Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit”, tha Sula.