Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Shkup, 13 prill – Zhurnal – Si pjesë e punës së sotme në rendin e ditës të seancës së 32-të, Kuvendi e filloi debatin për Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025. Debati do të vazhdojë pas pushimit të rregullt njëorësh.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska theksoi se korrupsioni minon besimin në institucionet e sistemit dhe përdorimin efikas të burimeve publike dhe paraqet kërcënim për demokracinë dhe realizimin e të drejtave të njeriut, ndërsa efektet negative janë të mëdha.

Strategjia Kombëtare pesë-vjeçare e përgatitur nga KSHPK, siç tha në fjalimin e saj para deputetëve, është dokumenti i parë në fushën e luftës kundër korrupsionit që është miratuar në nivelin më të lartë, pra në Kuvend dhe zbulon 12 sektorë me përparësi problemesh, përfshirë gjyqësorin, mediat, punësimin në sektorin publik, procesin e furnizimit publik, zbatimin e kompetencave në sektorin publik …

Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE në fjalën e saj theksoi se strategjia është dokument solid dhe gjithëpërfshirës, ​​por, siç tha ajo, do të krijojë vizion vetëm nëse nuk qaset drejtë sanksioneve. Ka mekanizma kontrolli dhe kompetentë për parandalimin e korrupsionit në vend, shtoi ajo, por ato nuk zbatohen fare.

Para se të jepte pushimin e rregullt të pasdites, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u tha deputetëve se sot, jo rastësisht, në orën 12:45 pasdite, ai kërkoi rinumërim të deputetëve të pranishëm në sallë.

“Jo rastësisht kam kërkuar që të numërohen deputetët. Në orën 12:45 kemi numëruar 49 deputetë në sallën e seancave të thirrur në orën 12:00. Në orën 14:15 pasdite, e tërhoqa listën e nënshkrimeve dhe 101 deputetë ishin nënshkruar, dhe për momentin, së bashku me ata që dolën ndërkohë, ne ishim 56 deputetë. Të dini publikisht që ju numëroj dhe do të publikohen listat”, tha Xhaferi

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...