Kuvendi deri më 2 shtator do të mbajë mbledhje vetëm për nevoja urgjente, deputetët prej nesër në pushim

nga D V

Shkup, 14 gusht – Nga nesër deri më 2 shtator deputetët zyrtarisht do ta shfrytëzojnë pushimin vjetor, i cili këtë vit është me vones ëpër shkak të ribalancit të Buxhetit. Zakonikisht deputetët çdo vit janë në pushim nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

“Deputetët do të jenë në pushim nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nëse bëhet fjalë për ndonjë rast urgjent”, thonë për MIA-n nga Kabineti i kryetarit të Kuventi Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca, ndërsa e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More