Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e pestë

nga D V

Shkup, 18 qershor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e pestë.

Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit, në rend dite të kësaj mbledhje janë dy pika – Propozim-vendimi për konstatimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-vendimi për zgjehdje të kryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit të Kanalit kuvendor.

Kryetar i Këshillit bixhetor të Kuvendit të RMV-së propozohet Antonijo Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për zëvendës-kryetare Sanja Llukarevska, kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet. Anëtarë të Këshillit buxhetor propozohen deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidia Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Borisllav Kërmov.

Kryetar i Këshillit të Kanalit kuvendor propozohet Jovan Mitrevski, nënkryetari aktual i Kuvendit. Anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor propozohen deputetët – Eli Panova, Marija Miteva, Bllagica Llasovska, Saranda Imeri-Stafai, Adnan Azizi, Boban Karapejovski, Goran Misovski, Daniella Nikollova, Diana Toska dhe Ilir Demiri. Zëvendës-anëtarë të Këshillit të Kanaloit kuvendot propozohen deputetët – Ljupço Prenxhov, Toni Jarevski, Dragana Arsova, Imërlie Saliu-Fetai, Sadik Sulejmani, Daniella Belimova, Mitko Trajçuleski, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Rina Ajdari dhe Sali Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More