Kuvendi do ta mbajë seancën e 51-të

Shkup, 21 shtator – Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 51-të në rend dite të së cilës janë shumë propozim vendime ligjore nga fusha të ndryshme.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë dhe ta votojnë Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë, Propozim-ligjin shtesë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Tregti, në lexim të dytë, Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transportin e mallrave të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor, në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim ligji për mbrojtje të personave fizikë lidhur me bashkëpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit ose ndjekjes së veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale, Propozim ligji për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publikë, propozim ligji për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje dhe për avokaturë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal, të gjithë në lexim të parë,

Në këtë seancë deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin arsimor, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim t[ Ligjit për furnizime publike, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për vreshtari, të gjitha në lexim të parë.

Related posts

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

Dimitrov: Çështja e gjuhës mbronë dhe vlerat që promovon BE-ja

Z H

Shqipëria uron Maqedoninë e Veriut me rastin e përvjetorit të pavarësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More