Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kuvendi do ta shqyrtojë në datë 28 janar 2021 marrëveshjen me Pfizer për vaksinën

Zhurnal Ads

Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë në datë 28 janar 2021, ora 10:00 kërkesën e Këshillit të Ministrave për marrëveshjen me Pfizer për vaksinën.

Këshilli i Ministrave e ka depozituar në 12.01.2021 këtë kërkesë në Kuvend, pra, një ditë pasi erdhën dhe u bë vaksinimi i parë në vend, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Akt normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-Covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë.”- thuhet në axhendën e Kuvendit.

Qeveria ka bërë me dije se 10 700 doza do të vijnë javën e tretë të janarit dhe se në total është arritur një marrëveshje për 500 mijë vaksina në total më kompaninë Pfizer.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sekuestrohen sërish pasuritë e ish kryeprokurorit Llalla

S.B.

‘Prisni opinionin e Venecias’, Rama: Është i mirëpritur, por Parlamenti do votojë pa humbur kohë

admin

Osmani vazhdon vizitën në Shqipëri

S.B.

Përmbytjet në autostradë, rreziku që vjen nga digat

T E

Drogë nga Spanja në Itali, goditet grupi kriminal, 5 shqiptarë në pranga

T E

Betohen në Presidencë ministrat Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi, ja kush i shoqëroi në ceremoni

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...