Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 43-të

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 43-të, në rendin e ditës të së cilës mbetën disa pika, duke përfshirë ndryshimet e propozuara në Ligjin për arsimin fillor dhe propozim zgjidhjet ligjore për përcaktimin e çmimeve maksimale për mjekimin spitalor dhe për testimin e pacientëve me Kovid-19 në institucionet shëndetësore private dhe për menaxhimin me rrjedha shtesë të mbeturinave, të gjitha në leximin e parë.

Në rendin e ditës janë edhe raportet vjetore për vitin 2020 mbi punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike, të Agjencisë për Komunikime Elektronike, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Deputetët dje kaluan njëzet pika nga rendi i ditës të seancës së 43-të, përfshirë pakon e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin me mbeturinat, ndërsa votuan vetëm dy pika, nga të cilat vendimi për zgjatjen për gjashtë muaj të periudhës së krizës në territorin e vendit për mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurinë nga përhapja e pandemisë së Kovid-19

Postime të ngjashme

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

Të falimentuarit në afat prej 30 ditëve të paraqiten në Agjencinë për Punësim

Z H

Komuna Çair dhe zjarrfikësit “Bajram Miftari” në ndihmë në Nagoriçan të Vjetër

Z H

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

Zjarret në Maqedoni/ Shekerinska njofton për ndihmë nga Sllovenia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...