Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 32-të, në rendin e ditës të së cilës është debati për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025.

Debatin për propozim strategjinë deputetët e filluan dje.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, para deputetëve, theksoi se Strategjia kombëtare pesë-vjeçare që e përgatiti KSHPK është dokumenti i parë në fushën e luftës kundër korrupsionit që është miratuar në nivelin më të lartë, dhe në të janë zbuluar 12 sektorë me përparësi problemesh, përfshirë gjyqësorin, mediat, punësimin në sektorin publik, procesin e furnizimit publik, zbatimin e kompetencave në sektorin publik.

“Politika e suksesshme anti-korrupsion është pjesë edhe e procesit të integrimit evropian dhe strategjia është baza për përmirësimin e kornizës ligjore dhe ndërmarrjen e veprimtarive të reformës. KSHPK aplikoi një proces të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent në përgatitjen dhe përpunimin e strategjisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave, fondacioneve, sektorit privat, medias, por edhe përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, OSBE , RAI dhe IRI”, tha Ivanovska.

Deputetët nga opozita VMRO-DPMNE, gjatë debatit të djeshëm, thanë se do ta mbështesnin miratimin e Strategjisë, sepse ajo është e rëndësishme për vendin dhe nga rezultatet e saj do të varet edhe përparimi në integrimin evropian, por shprehën dyshime për kapacitetin e qeverisë për zbatimin e saj.

Për deputetët nga qeveria, kjo është një strategji e vërtetë në kohën e duhur, ndërsa zbatimi i saj varet nga të gjithë.

Në rendin e ditës të seancës së 32-të kanë mbetur disa propozim zgjidhje ligjore, si dhe raporte vjetore për punë dhe plane financiare për punën e institucioneve shtetërore dhe organeve të pavarura rregullatore. Për disa nga pikat në rendin e ditës, debati ka mbaruar në një nga zgjatjet e mëparshme të seancës dhe duhet vetëm të votohet.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...