Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Kuvendi në mbledhjen e sotme të 18-të e miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rimëkëmbje dhe Zhvillim – Banka Botërore pas marrëveshjes për financim të Projektit për modernizimin e bujqësisë.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov tha se për këtë projekt, vendi do të marrë hua për 46 milionë euro, që sipas tij, janë para të mëdha, ndërsa bujqit, siç tha, nuk do të shohin kurrfarë përfitimi.

“Për ligjin të dhëna zyrtare se ku do të shpenzohen paratë në zgjidhjen ligjore nuk ka. Kjo len hapësirë ligjvënësi si dëshiron t’i shpenzojë këto para. Zgjidhja e këtillë ligjore është kontroverse dhe ngjall dyshime. Mosofrimi i zgjidhjes, marrja e kredive dhe mosdija ku do të përfundojnë paratë”, tha Trajanov.

Beti Rabaxhievska Naumovska, deputete nga LSDM-ja, tha se ky Ligj është edhe një dëshmi për politikën e suksesshme të pushtetit aktual. Projekti për modernizimin e bujqësisë për të cilin mundësohen mjete nga Banka Botërore, siç tha, përfshin disa segmente në mesin e të cilave edhe zgjidhjen e problemit me plasmanin e produkteve ushqimore dhe ndërtimin e qendrave blerëse shpërndarëse në Resnjë, Strumicë, Shkup.

Deputetët e votuan edhe Ligjin për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm, me procedure të shkurtër. Grupi parlamentar i RDM-së nuk dha mbështetje për këtë Ligj, sepse, siç tha në votimin e tij deputetja e kësaj partie, Maja Moraçanin, me vazhdimin e këtyre afateve u dërgohet porosi indirekte qytetarëve se mund të ndërtojnë në mënyrë të jashtëligjshme pa pasur leje për ndërtim dhe më tutje në ndonjë moment do t’iu mundësohen kushte që t’i legalizojnë ndërtimet e tyre të jashtëligjshme.

Kuvendi në vazhdimin e mbledhjes së 34-t e dha propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara jashtëligjshëm në lexim të dytë.

Prej orës 15 Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 29-të

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...