Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi e miratoi Ligjin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për”GA-MA” dhe vendimin për KSHZ-në

Shkup, 28 dhjetor – Kuvendi sot pasdite e mbajti seancën e 29-të, si dhe vazhdimin e seancës së 19-të dhe 20-të, në të cilat u votua Ligji për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për “GA-MA” , Ligji për organizatat për personat me aftësi të kufizuara, si dhe vendimi për shpalljen e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor u tërhoq.

Deputetët në vazhdimin e seancës së 20-të sot me 60 vota “pro”, 30 “kundër” dhe pa “abstenime” e miratuan Ligjin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrol SHA Shkup me marrëveshje.

Pas votimit, koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se ligji i shkel nenet 8, 52, 55, 68, 98 dhe shumë të tjerë të Kushtetutës dhe i bëri thirrje Presidentit të Republikës të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e këtij, siç tha ai , ligji skandaloz.

“Paralajmërojmë se do të parashtrojmë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, të cilën fatkeqësisht, njerëzit nga Qeveria nuk patën guxim ta nënshkruajnë sepse e dinin që kjo zgjidhje ligjore është antikushtetuese, kështu që së pari u përpoqën ta kalonin përmes Avokaturës së Shtetit dhe së fundmi e gjetën zgjidhjen përmes shumicës qeverisëse dhe këtyre 62 deputetëve për ta nënshkruar këtë ligj”, tha Micevski.

Debati për këtë zgjidhje ligjore filloi të premten dhe zgjati më shumë se 21 orë gjatë fundjavës.

Kuvendi në seancën e 29-të me 85 vota “pro”, pa asnjë votë kundër dhe abstenim, e miratoi edhe vendimin për shpalljen e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Pa asnjë të lajmëruar për diskutim rreth pikave, deputetët shqyrtuan më shumë pika në rendin e ditës. Me 61 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe abstenim e miratuan edhe Ligjin për ratifikimin e Aranzhmaneve Teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë greke për Mbrojtje Kombëtare për mbrojtjen e hapësirës ajrore FIR SHKUP (LWSS).

Kuvendi me 61 vota “pro” dhe pa asnjë votë kundër dhe abstenim e miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen reciproke të patentave të shoferit.

Në këtë seancë të 29-të, si pika në rendin e ditës, ndër të tjera, janë propozuar edhe Propozimi i ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, me procedurë të shkurtuar, i cili në procedurë parlamentare është me flamur evropian.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi këtu e ndërpreu punën  rreth kësaj seance dhe vazhdoi me punë rreth seancës së 19-të, pas së cilës u miratua Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Organizatat për personat me aftësi të kufizuara, në procedurë të shkurtuar, ndërsa propozim Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, u tërhoq.

Pas përfundimit ekspres të disa prej pikave në rendin e ditës, Xhaferi e mbylli punën në Kuvend për sot dhe paralajmëroi se vazhdimi i seancës së 29-të do të caktohet në mënyrë shtesë.

Postime të ngjashme

Bajraktarov: Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në psikiatër

Z H

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Për 24 orë janë regjistruar mbi 10 mijë mërgimtarë

Z H

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Z H

Konsultime onlajn për punën e Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Z H

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...