Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale

Shkup, 6 maj – Kuvendi në pjesën e pasdites të punës për rendin e ditës së seancës së 34-t e përfundoi debatin e përgjithshëm për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale, në lexim të parë, qëllimi i së cilës është të mundësojë shërbimi për asistencë personave ta shfrytëzojnë edhe fëmijët e moshës gjashtëvjeçare me kapacitet funksional të zvogëluar. Për këtë vendim ligjor do të votohet shtesë.

Me ndryshimet e propozuara pritet 200 fëmijë me pengesë të rëndë dhe më të rëndë dhe tërësisht të verbër të marrin shërbimin për asistencë personale edhe atë prej 80 orëve gjatë një muaji.

Deputetja Zhaklina Lazarevska e LSDM-së tha se bëhet fjalë për ndryshim të vogël të Ligjit për mbrojtje sociale i cili do të thotë shumë për personat me aftësi të kufizuara dhe do t’u mundësojë të kenë asistentë personal të trajnuar.

“Në nenin 76 të Ligjit zgjerohet baza kështu që edhe fëmijët me aftësi të kufizuara do të fitojnë shërbimin e asistencës personale, përmes së cilës sigurohet ndihmë individuale dhe mbështetje për kryerjen e aktiviteteve të përditshme për shkak të qasjes në institucionet arsimore, qendrat për rehabilitim dhe përfshirjen në bashkësi”, tha Lazarevska.

Paralajmëroi se së shpejti do të ketë debat publik që të dëgjohen qëndrimet e të gjithë të involvuarve dhe shtoi se vlerëson se mund të arrihet kompromis i mirë për këtë çështje.

Deputetja Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE, theksoi se si grup deputetësh do ta mbështesin vendimin ligjor të propozuar por paralajmëroi se me amendamente do të intervenojnë, pasi vlerësojnë se ka akoma persona të cilët nuk do të përfshihen në ligj.

Vlerëson se duhet të përfshihen edhe personat me autizëm dhe persona të verbër mbi moshën 55 vjeçare.

“Supozoj se asistentët personal nuk do të jenë 200 por do të jenë më shumë. Duhet të gjejmë formë këta njerëz t’i punësojmë dhe përfundimisht problemi të zgjidhet edhe atë jo vetëm në mënyrë parciale”, tha Lasovska.

Postime të ngjashme

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...