Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi e përfundoi debatin për ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve, për votim nuk pati kuorum

Shkup, 8 prill – Kuvendi e përfundoi debatin rreth disa propozim-ndryshime ligjore dhe plotësime në kuadër të mbledhjes së 32-të, dhe atë për ligjin për furnizimet publike, me procedure të shkurtuar, për ligjin për çek, për dhënie të shërbimeve financiare në largësi, në lexim të parë, më pas Propozimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së veriut për vitin 2019, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjekësi komplementare dhe alternative, në lexim të parë. Për shkak të mospasjes së kuorumit jë sallën e Kuvendit, votimi rreth këtyre pikave do të caktohet plotësisht.

Gjatë pjesës së pasdites të mbledhjes, propozuesit e tërhoqën Propozimin e ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, me procedure të shkurtuar.

Plotësimi I Ligjit për furnizime publike, sipas propozuesit, bëhet me qëllim që të mundësohet mënyrë më fleksibile e pagesës së paradhënies për furnizimet publike të cilat drejtpërdrejtë janë të lidhura me masat për përballje me pandemitë dhe epidemitë e sëmundjeve ngjitëse, në pajtim me praktikën e vendosur të prodhuesve të mjeteve të nevojshme në nivel global.

Deputetja nga partia opozitare VMRO-DPMNE, Eli Panova tha se propozimi për plotësim të Ligjit për furnizime publike sillet vonë, Ajo vërejti se tek ne po vonon vaksinimi, I cili në shtetet fqinje ka filluar që moti.

Deputeti Panço Minov duke I replikuar Panovës tha se me ndryshimet e ligjit mundësohet që paradhënia të jetë më shumë se 20 për qind, pa garancë bankare. Ai tha se plotësimet e ligjit nuk janë vetëm për furnizim të vaksinave por edhe për mjete të tjera, të cilat janë të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve të dala nga pandemia me Kovid-19.

Deputetët opozitar kritikuan se përse Qeveria akoma nuk ka furnizuar vaksina kundër Kovid-19, përse nuk kanë sukses marrëveshjet me prodhuesit, përse shtetet e tjera arritën të furnizojnë vaksina, ndërsa imunizimi tek ne po  bëhet me donacione.

Deputetët nga shumica replikuan se pushteti ka bërë gjithçka që të furnizojë vaksina, ndërsa donacionet nga Serbia janë solidaritet që është I nevojshëm në situata të këtilla.

Kuvendi vazhdoi edhe me pikën e 8-të nga mbledhja e 32-të. Propozimi I ligjit për ndryshim të Ligjit për çek, në lexim të parë, më pas ndryshimet e ligjit për dhënie të shërbimeve financiare në largësi, në lexim të parë. U debatua edhe për Propozimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjekësi komplementare dhe alternative, në lexim të parë. Deputetët diskutuan edhe për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për barërat dhe mjetet mjekësore, në lexim të parë. 

Postime të ngjashme

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...