Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi e përfundoi debatin për Projektligjin një pjesë e Malit Sharr të shpallet Park nacional

Shkup, 22 prill – Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm me Projektligjin një pjesë e Malit Sharr të shpallet Park nacional, në lexim të parë, në kuadër të seancës së 39-të. Votimi do të caktohet shtesë.

Deputetët e opozitës dhe të shumicës në parlament u pajtuan se është e nevojshme të sillet një ligj i tillë, gjegjësisht një pjesë e Malit Sharr të shpallet për Park nacional, që në mënyrë të volitshme ndikon në mbrojtjen e natyrës, në biodiversitetin, zhvillimin e turizmit etj. Për deputetët e opozitës ngelen dilemat se si do të zgjidhej prerja e paligjshme e drunjve, si do të ndalonte ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, si do të financohej Parku nacional. Për shumicën, dilemat të cilat dalin nga ligji, do të zgjidhen me amendamente, me qëllim të përmirësimit të tekstit të tij.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Zdravko Trajanov theksoi se parqet nacionale janë krenari e një shteti. Sipas tij parqet nacionale janë potencial i madh turistik dhe mundësojnë promovimin e një shteti.

“Por, duhet t’i marrim disa probleme parasysh, pasi nëse nuk zgjidhen, do të shumëfishohen, ndërsa ajo është prerja e pakontrolluar, enorme e drunjve, zgjerimi konstant i ndërhyrjes urbanistike dhe ndërtimi i objekteve ilegale nëpër të gjithë hapësirën e Malit Sharr.  Problem, të cilin e potencojnë edhe organizatat joqeveritare është edhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në këtë hapësirë, që fuqimisht e godet mjedisin jetësor”, tha Trajanov, i cili nënvizoi se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dy degët e Pyjeve të Maqedonisë.

Përveç kësaj, ai theksoi se shumë është e rëndësishme të dihet se si do të financohet ky Park nacional. Sipas tij, ai duhet të jetë i vetëqëndrueshëm. Ai bën apel që në Parkun nacional të mos punësohen kuadro partiake por persona profesionistë.

Deputetja e radhëve të BDI-së, Vjollca Ademi, duke i replikuar Trajanovit tha se për prerjen e paligjshme të drunjve janë të parapara sanksione në ligje të tjera, sikurse është Ligji për pyje dhe Kodi penal.

“Një nga përfitimet ekonomike nga shpallja e Malit Sharr për Park nacional është ajo që do të mundësohet zhvillimi i turizmit dhe vetëqëndrueshmërisë”, tha Ademi.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë, Halil Snopçe në fjalimin e tij theksoi se viteve të fundit është në rritje prerja e paligjshme e drurëve, gjuetia e paligjshme është jashtë kontrollit, ndërsa prishja e mjedisit jetësor në Malin Sharr, kulminoi me ndërtimin e hidrocentraleve.

“Fakti se deri më tani janë ndërtuar ose ndërtohen ose planifikojnë të ndërtohen rreth 70 hidrocentrale të vogla është çështja më e rëndësishme dhe sfidë kryesore për mbrojtjen e Malit Sharr”, potencoi Snopçe.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...