Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi e vazhdoi seancën e 41 në rend dite të së cilës janë interpelancat e Mariçiqit dhe Nikollovskit

Shkup, 18 maj – Kuvendi pasdite fillimisht e vazhdoi seancën e 39-të në të cilën në mënyrë unanime i solli ligjet për ndryshimin e Ligjit për efikasitet energjetik dhe për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. Më pas, spikeri Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe informoi se Kuvendi vazhdon me punë pas seancës së 41.

Për vazhdimin e seancës së 39-të, tha Xhaferi, deputetët do të informohen shtesë.

Në sallë të pranishëm janë mbi 61 deputetë. Në rend dite janë rreth 60 pika në mesin e së cilave edhe dy interpelanca, të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe të zëvendëskryeministrit për luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Në kuadër të vazhdimit të pasdites së seancës së 41, pas orës 15, para nënkryetarit Goran Misovski të japë pauzë të shkurtër për përgatitjen e seancës së 39-të, Kuvendi përfundoi me debatet për më shumë projektligje në lexim të dytë për të cilat votimi do të caktohet shtesë.

Para përcaktimit të rendit të ditës së seancës së 41, nga ana tjetër, deputetët nuk i miratuan propozimet e Dimitar Apasievit dhe Borisllav Kërmov nga E Majta të cilët propozojnë me procedurë të shkurtuar të sillet ligji për përcaktimin e çmimeve maksimale për mjekim shtëpie dhe testimin e pacientëve me KOVID-19 në institucionet shëndetësore private. Në pjesën e paradites së seancës nuk ishte miratuar edhe propozimi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në opozitë të cilët propozojnë me procedurë të shkurtuar të sillet ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...