Agjencia Zhurnal.mk

Kuvendi francez këtë javë duhet ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Paris/Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Asambleja kombëtare e Francës të enjten do të debatojë për Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Dhoma e ulët e Parlamentit francez pritet pas debatit ta ratifikojë Protokollin, pasi paraprakisht më 17 tetor këtë e bëri Senati.

Pas ratifikimit francez do të mbetet këtë ta bëjë Parlamenti i Spanjës, i cili ende nuk është konstituuar, duke e pasur parasysh atë që pikërisht më 10 nëntor u mbajtën zgjedhje.
Në elaborim të propozimit, të dhënë nga Ministria franceze për Evropën dhe punë të jashtme, theksohet se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi”.

“Franca do të mbetet tërësisht e zgjuar lidhur me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, ndërsa ky është vlerësim i arritjeve individuale të vendeve kandidate dhe kontributit të tyre për sigurinë e rajonit euroatlantik”, shtohet në elaborim.

Pritjet ishin se Protokolli do të ratifikohet nga të gjitha 29 shtetet anëtare deri tek Samiti i Aleancës të caktuar më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, por në Spanjë më 10 nëntor u mbajtën zgjedhje dhe atje sipas procedurave përbërja e re e Parlamentit do të konstituohet më 3 dhjetor.

Kryeministri Zoran Zaev të shtunën nga tribuna partiake “Në rrugë të drejtë” të LSDM-së në Veles porositi se vendi do të bëhet anëtar i NATO-s deri në fund të janarit.

Ai tha se ka biseduar me kryeministrin spanjoll Pedro Sançes, i cili i ka thënë se shpejtë do të formojë qeveri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 10 nëntor.

Ndryshe, vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 19 vendeve aleate në Aleancë, dokumenti duhet të ratifikohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me çka vendi bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...