Kuvendi i anulon të gjitha aktivitetet për këtë javë për shkak të tragjedisë në Koçan

nga D. V.

Shkup, 24 mars – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke përfshirë edhe brifingun me gazetarë për shkak të tragjedisë në Koçan, bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit.

Vendimi është miratuar në koordinimin e sotëm të mbajtur në Kuvend ku morën pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja Vesna Bendevska dhe koordinatorët e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, VLEN-it, ZNAM-it dhe partisë “E Majta”, si dhe përfaqësues i Qeverisë dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.

“Të pranishmit njëzëri u pajtuan që duke pasur parasysh ndjenjat e të gjithë qytetarëve pas tragjedisë në Koçan, duke shprehur nderimin për të gjithë viktimat dhe shpresën se të lënduarit do të kthehen në gjendje të mirë shëndetësore sa më shpejt, Kuvendi t’i anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke e përfshirë edhe brifingun me gazetarët”, thuhet në komunikatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More