Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kuvendi i Britanisë miraton me shumicë bindëse marrëveshjen për Brexit-in

Marrëveshja për tregti pas Brexit-it mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian është miratuar me shumicë bindëse të votave në kuvendin britanik dhe është shndërruar në ligj.

Trakti u miratua përmes një procesi të përshpejtuar. Kjo marrëveshje e nxjerr Mbretërinë e Bashkuar nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni i doganave, por gjithashtu i jep fund mundësisë së vendosjes së taksave për mallra.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i falënderoi deputetët pas votimit dhe tha: “Fati i këtij vendi të mrekullueshëm tani qëndron fuqishëm në duart tona”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje thonë se vendi do të jetë në gjendje më të keqe sesa para saj.

Marrëveshja u përkrah edhe nga laburistët e opozitës, pasi lideri i tyre, Keir Starmer, tha: “Një marrëveshje e hollë është më e mirë sesa të mos ketë marrëveshje”.

Britanikët votuan në referendum për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, por për këtë proces pati shumë mospajtime dhe u nevojitën më shumë se katër vjet që të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Postime të ngjashme

Është e paqartë se kush përfaqëson Mianmarin në OKB

S.B.

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

S.B.

Sarkozy do të apelojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

S.B.

Dhjetë rebelë të vrarë në Kolumbi

S.B.

Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...