Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta fillojë seancën e 50-të

Shkup, 14 shtator – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të. Në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore. Kjo është seanca e parë pas pushimit vjetor të deputetëve.

 

Deputetët duhet të votojnë për propozim-vendimet për dërgim të ushtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare në Organizim të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit dhe “EUTM RCA” në Republikën Arfikano-qendrore, si dhe disa ligje në lexim të dytë nga fusha e mjedisit jetësor si propozim plotësues i ligjit për menaxhim me mbeturinat, Propozim plotësues i ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me rrjedhat e veçanta të mbeturinave, Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat nga paketimet dhe Propozimi plotësues i ligjit për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbeturinave.

Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënie të shërbimeve në shërbimin shtetëror, Propozimi-plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim i ligjit për ndryshime të Ligjit për metrologji, Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për kontroll të artikujve nga metalet e çmuara, Propozimi plotësues i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zejtari dhe Propozimi plotësues i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë e të tjera. Deputetët duhet të vendosin edhe për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për nëpunës administrativ, në lexim të dytë të parashtruar nga shumica qeveritare. Me procedurë të shkurtuar janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor, ligjit për plotësime të Ligjit për realizim të projekteve infdrastrukturore për ndërtimin e pjesës rrugore Milladinovc-Shtip dhe pjesës rrugore Kërçovë-Ohër, plotësimi i Ligjit për transport në trafikun rrugor, plotësimi i Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, e të tjera.

Në këtë seancë është edhe Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Propozimi i strategjisë për barazi gjinore 2021-2026, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për polici të Ligjit për veprimtari inovative të gjitha në lexim të parë. Në rend dite është edhe propozim ligji për barna, Propozim ligji për procedurën civile, Propozim ligji për pagesë të kompensimit në para të viktimave nga veprat penale me dhunë. Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lëndë të para minerale, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektorat shtetëror të tregut, të gjitha në lexim të parë.

Related posts

LSDM sot pritet të shpallë 20 kandidatë për kryetarë komunash

Z H

Maqedonia me dallime mes të varfërve dhe të pasurve, rekord në borxh publik

D V

Analizë: Më tepër fëmijë marin rrugën e gurbetit se sa rrugën e shkollimit në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More