Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

Shkup, 18 prill – Kuvendi unanimisht, me votat e shumicës dhe opozitës, i miratoi ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Në Kuvend morën pjesë edhe dy deputetët pozitiv në Kovid-19 të veshur me skafanderë, të cilët nga kabina të veçanta morën pjesë në punën e shtëpisë ligjdhënëse. “Për” masat votuan 113 deputetë, duke përfshirë edhe opozitën, si dhe dy deputetët e shumicës, të cilët votuan në hapësirë të veçantë.

Për praninë e tyre reaguan koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski dhe deputeti i të Majtës Dimitar Apasiev, të cilët vunë në dukje se me praninë e deputetëve pozitiv në Kovid-19, shkelen rregullat e parapara për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë epidemisë dhe rrezikohet siguria e të pranishmëve të tjerë në Kuvend.

Miceski tha se ekziston rregullativë ligjore, e cila vlen për të gjithë qytetarët, ku përfshihen edhe deputetët.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se prania e deputetëve pozitiv në Kovid-19 është mundësuar në pajtim me protokollin për punë të Parlamentit gjatë pandemisë, gjegjësisht me plotësimin e protokollit.

“Mora plotësim të Protokollit për Kovid-19, sipas të cilit, deputetët mund ta kryejnë funksionin e tyre nën kushte të caktuara. Kjo sallë mundëson hapësira në të cilat në mënyrë të izoluar deputetë mund të hyjnë dhe dalin nga Kuvendi pa pasur kontakt me të tjerët, është procedura e cila është siguruar”, tha Xhaferi.

Miceski vuri në dukje se nuk mundet një akt nënligjor të jetë më i lartë se Kushtetuta.

“Ju i shkelni ligjet. Ju jenë lëndë e përgjegjësisë penale. Dhe jo vetëm ju por edhe të punësuarit në MPB të cilët lejuan në Kuvend të shëtisin persona pozitiv në Kovid-19, të cilët duhet të jenë në izolim”, tha Micevski.

Deputetët unanimisht e miratuan Ligjin për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19, për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, me procedurë të shkurtuar, pastaj Ligjin për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19, për shkak të pagesës së pagave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, me procedurë të shkurtuar. Kuvendi e miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për tatim të të ardhurave personale, me procedurë të shkurtuar.

Përndryshe, Qeveria e tërhoqi Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes nga migrimi ilegal dhe mbrojtje të shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për koronavirusin Kovid-19 dhe parandalim të përhapjes së tij dhe për shkak të rrezikut të lartë dhe rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, deputetët i votuan edhe 21 pikat nga seanca e 32-të, mes të cilave edhe Strategjinë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...