Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, interpelancë me Ballën dhe Manastirliun

nga Redaksia

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca.

Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji. Më pas, do të zhvillohet interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Në rend të ditës do të jetë edhe projektligji “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. Gjithashtu edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.

Në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.

Kuvendi do të shqyrtojë Dekretin nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe 2 projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More