Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë sot për ndryshimet në kodin zgjedhor

Parlamenti pritet të diskutojë në seancën e sotme plenare ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ndryshimet e propozuara nga socialistet janë kundërshtuar si nga opozita jashtë parlamentit ashtu dhe nga ajo brenda parlamentit.

Sipas tyre, propozimi i PS nuk hap listat duke shkelur kushtetutën, ndërsa për opozitën e bashkuar, përveç mos hapjes së listave propozimi i socialistëve kërkon t’u heqë të drejtën partive për t’u organizuar në koalicione, gjë të cilin sipas tyre nuk e ndalon as kushtetuta, madje e rregullon kodi zgjedhor.

Opozita brenda parlamentit ka deklaruar se nuk do t’i votojë ndryshimet, të cilat sipas tyre nuk reflektojnë ndryshimin e kushtetutës më 30 korrik, madje kanë kërkuar bojkotimin e punimeve të sotme, njofton euronews.albania.

Deputeti Andi Përmeti, në një reagim në Facebook u ka bërë thirrje kolegëve të tij të bojkotojnë punimet e Kuvendit.

“Kush shkon nesër në seancë për të votuar listat e mbyllura ka vrarë kauzën, betejën, por mbi të gjitha ka vrarë veten politikisht. Bojkotoni nëse keni një fije dinjitet për betejën që vetë keni bërë”, shkruan Andi Përmeti.

Deputetët e opozitës parlamentare bojkotuan edhe komisionin e ligjeve, ku u miratuan ndryshimet e propozuara nga socialistet, me argumentin se nuk hapin 100% listat.

Miratimi me konsensus i ndryshimeve në kodin zgjedhor është një nga kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Postime të ngjashme

Mbi 912 mijë vaksinime në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit, do i drejtohet Komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Holanda lejon lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë nga nesër

Dafina Vidishiqi

Rama: Dështoi BE me Ballkanin. Takimi në Shkup pas refuzimit nga BE

Dafina Vidishiqi

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...