Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

Shkup, 3 mars – Kuvendi pasdite i votoi besim Qeverisë, pasi paraprakisht këtë nga deputetët me gojë e kërkoi kryeministri, Zoran Zaev.

Për besim të Qeverisë votuan 62 deputetë, ndërsa asnjë nga të pranishmit nuk ishte kundër.

Votimi për besim ishte pa debat paraprak. Sipas rregullores kuvendore, në rast kur çështjen për besim të Qeverisë e parashtron kryeministri me gojë në seancë të Kuvendit, deputetët prononcohen në seancën e njëjtë, pa debat.

Kryeministri  Zaev para votimit theksoi se ka kërkuar që deputetët të prononcohen për besim të Qeverisë, për herë të parë në mënyrë të tillë në historinë parlamentare në vend, që të sqarohen disa punë, të cilat në opinion i imponoi opozita rreth shumicës parlamentare.

“E marr përgjegjësinë që të ballafaqohemi dhe ta ndriçojmë situatën. Ta shohim në vepër aq të paralajmëruarën shumicë nga opozita, e cila kinse do ta rrëzojë këtë qeveri. Ky është momenti të tregojmë para qytetarëve se sa është e vërtetë kjo që e thotë opozita, të shohim për çka bëhet fjalë – pushtet stabil me shumicë stabile ose opozitë e lëkundur”, tha Zaevi para deputetëve.

Ai theksoi se nuk do të lejojnë pasiguri, pengesa, bllokada dhe obstruksione.

“Në emër të së vërtetës, e ndërmarr përgjegjësinë dhe obligimin para qytetarëve në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit që të kërkoj prononcim të Kuvendit për besim të qeverisë”, tha Zaev.

Ai e akuzoi opozitën për bllokada dhe obstruksione të shtetit dhe për shprëndarjen e gënjeshtrave për interesa të ngushta partiake dhe për krijimin e pasigurisë tek qytetarët.

Opozita nuk mori pjesë në seancën gjatë votimit  të besimit të Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, para largimit nga seanca e akuzoi shumicën parlamentare se nuk ka guxim të lejojë tre ditë të debatohet për, siç tha, t’i thonë të gjitha anomalitë e Qeverisë.

Vendimi për votimin e mosbesimit të Qeverisë, sipas Kushtetutës dhe rregullores kuvendore, ka të bëjë me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse Qeverisë i votohet mosbesim, ajo është e obliguar të japë dorëheqje.

Nëse megjithatë, e merr përkrahjen e Kuvendit, çështja për besim të Qeverisë nuk mund përsëri të parashtrohet para skadimit të 90 ditëve nga votimi i fundit të besimit, përveç nëse këtë çështje e parashtrojnë shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Postime të ngjashme

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Zaev e Spasovski u’a urojnë muajin e Ramazanit besimtarëve musliman

Z H

Qeveria do ta mbajë seancën e 65-të

Z H

28 shkelje të orës policore, 431 gjoba për mosmbajtje të maskës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...