Kuvendi ka mbështetur procedurën e shkurtuar për ndryshime ligjore për prolongimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

nga D V

Shkup, 1 prill –  Kuvendi në seancën e   150-të urgjente të sotme    me 78 vota “për” e mbështeti propozimin e Qeverisë që të miratohet me procedurë të shkurtuar   Prozim-ligjin për   plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e  aksit rrugor Milladinovci  – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër.

Me këtë propozim-ligj kërkohet deri në fud të vitit 2026  të propolngohet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Qeveria javën e kaluar në seancë përcaktoi propozim të dispozitave për plotësime ligjore me qëllim të lidhjes së ankesit të ri, i gjashti me radhë, të Marrëveshjes për ndërtimin me “Sinohidro” të Kinës. Procedurat e e ardhshme janë debate në Komisionin Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe në Komisionin Legjislativ-Juridik. 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në sqarimin e Propozim-ligjit, theksoi se sipas korrespodencës, mendimeve dhe indikacioneve të marra nga ana e mbikëqyrësit dhe ekspertit FIDIK, i cili ishte angazhuar nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Qeverisë, progresi i punimeve është 83.84 për qind, me çfarë Qeveria  i propozon Kuvendit vazhdimin e afatit për realizimin e këtij projekti.

“Ligji nuk tërheq  implikime financiare shtesë. Arsyet për shtyrjen e afatit për realizimin e këtij projekti janë të njohura për publikun – për shkak të shfaqjes së 13 rrëshqitjeve të reja në vetë trasenë,  për të cilën nevojitet projektim shtesë të zgjidhjeve teknike për të zgjidhur mangësitë në dokumentacionin teknik  të cilat u shfaqën gjatë realizimit të këtij projekti” tha ai.  

Lidhur me realizimin e projektit për objekte të ndara në trasenë, Boçvarski informon se objektet janë realizuar me 88 për qind, tunelet me 93 për qind, gërmimi i materialit të dheut me 83 për qind. 

“Qeveria, në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi Informacionin për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, për shkak të lidhjes së Aneksit nr. 6 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, aksi Kërçovë – Ohër dhe përcaktoi propozim dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë aks rrugorë. Arsyet për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të tokë të shfaqura në trasë, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij aksi”, informoi javën e kaluar pres shërbimi qeveritar në një kumtesë pas seancës. 

  Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me një gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa anekseve të Marrëveshjes dhe vazhdimin e afateve  çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Kjo shumë sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nuk do të ndryshohet edhe krahas prolongimit të afatit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More