Kosovë

Kuvendi komunal i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2021

Zhurnal Ads

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.

Me 26 vota për 5 abstenime u miratua kjo pikë nga të gjitha grupet e partive politike përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan.

Derisa pika e dytë e rendit të ditës, propozimvendimi për transferimin e mjeteve nga fondi i rezervës komunale në kategoritë “Subvencione dhe transfere” dhe “Mallra shtesë” u votua me 30 vota për dhe 6 abstenime.

Seanca e sotme nuk ka kaluar pa përplasje në mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahemti, dhe asamblistit të VV-së Egzon Azemi, ku ky i fundit e quajti “rrenc” të parin e kryeqytetit.

Përplasjet kanë vazhduar që sipas Azemit kanë kaluar deri në kërcënime.

“U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asambleistet dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty”, ka shkruar Azemi  në llogarinë e tij në Facebook.

Postime të ngjashme

Serbë e shqiptarë, nuk bashkëpunojnë, pika e Merdares, doganierët nën një çati, por të ndarë

admin

Kryeministri Hoti priti në takim presidenten e Parlamentit të Zvicrës, Isabelle Moret

S.B.

Gjendet i vdekur një person në Kaçanik

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...