Agjencia Zhurnal.mk

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe deputetes Stamenkovska

Shkup, 3 janar – Zhurnal.mk – Kuvendi sot e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, e dorëzuar pas marrëveshjes me partitë politike për ministrat e përkohshëm, transmeton Zhurnal.

Tani pritet që deri në mesnatë Kuvendi të votojë Qeverinë teknike, të cilën do ta udhëheqë Oliver Spasovski. Kjo qeveri, do të udhëheqë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Zaev nuk e arsyetoi dorëheqjen e tij para deputetëve, por në dokumentin e dorëzuar në parlament, tha se dorëhiqet pas marrëveshjes me liderët për zgjedhjet e 12 prillit.

Ndryshe sot gjithashtu u konstatua edhe dorëheqja e deputetes së VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska Stojkovski, e cila do të emërohet zv.ministre për informatikë dhe administratë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...