Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Seanca e sotme plenare nis me një minutë heshtje në nderim të 51 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë.

Ai shtoi se sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës dhe se përgjigjja e qeverisë, institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.

“Si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzetë viteve të fundit. Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura. 51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijra familje mbetën të pastreha. Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Pushofshin në paqe! Të nderuar kolegë, Tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm  njerëzor. Qindra mijra qytetarë kontribuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit. Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës. Përgjigja e Qeverisë e institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare. Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi  për rindërtimin një ndihmë jashtë çdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë. Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u  ndalën, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit. Kuvendi inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria  njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet. Ju faleminderit.”

Ruçi siguroi se procesi për të rikthyer të gjithë qytetarët e pastrehë nga tërmeti në banesa të reja nuk do të ndalet.

Postime të ngjashme

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Në Shqipëri hapen qendra shëndetësore për turistë, me teste të shpejta për Covid-19

Bekim Laçi

Provimi i fundit! Sot 34 mijë maturantë do të testohen në lëndët me zgjedhje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...