Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

Zhurnal Ads

Shkup, 13 tetor – Me 52 vota “për”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi sonte miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë të Veriut për hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për të financuar Projektin e menaxhimit urgjent me Kovid-19.

Sipas propozuesit të projekt-ligjit, Ministria e Financave, kredia ka për qëllim të parandalojë, zbulojë dhe të përgjigjet ndaj kërcënimit të koronavirusit KOVID-19, si dhe përforcimin e sistemeve kombëtare të përgatitjes së shëndetit publik të vendit.

Vlera e përgjithshme e projektit është 90 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, me këtë hua vendi do të hyjë në borxh të ri në kurriz të qytetarëve dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht do të shpenzohen paratë.

Postime të ngjashme

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

T E

Carovska – Kocarev: MASH e intensifikon bashkëpunimin me opinionin akademik dhe ekspert

T E

Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...