Agjencia Zhurnal.mk

Kuvendi miratoi Ligjin për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

Shkup, 21 tetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pasdites së sotme në kuadër të seancës së 114-të me radhë e ka miratuar Ligjin për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve.

Gjatë diskutimit deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet në kohë të pacaktuar deri në marrjen e versionit final të raportit të Komisionit të Venecias për shkak siç tha, “lidhshmërisë së këtij vendimi ligjor me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”. Ata kanë thënë se Komisioni i Venecias ka vërejtje për Ligjin e gjuhëve dhe kanë shtuar se nuk duhet në shpejtësi të miratohen zgjidhjet ligjore që kanë pasoja serioze për të gjithë.

Për partitë qeveritare Ligji për Inspektoratin e gjuhëve miratohet me qëllim të mbikëqyrjes mbi aplikimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve dhe me të garantohet barazi dhe paanshmëri gjatë inspektimit si dhe aplikimin deri në fund të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Gjatë miratimit të Ligjit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka ndërpre seancën dhe vazhdimi i saj është caktuar për nesër në ora 11.

T E

Lajmet e fundit