Agjencia Zhurnal.mk

Kuvendi miraton rezolutën për homologimin

Prishtinë, 1 korrik – Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 62 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime rezolutën për shërbimin e homologimit të veturave.

Përmes kësaj rezolute kërkohet të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim të Ministrisë së Infrastrukturës, të fillojë plotësimi dhe ndryshimi i projektligjit për automjete si dhe në afat prej dy muajve të miratohet udhëzimi i ri administrativ.

Në rezolutën e propozuar nga deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, gjithashtu kërkohet që në afat prej gjashtë muaj të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...