Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kuvendi nesër diskuton mbi ecurinë e deritanishme të dialogut me Serbinë

Kosovë, 10 qershor 2021 – Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e premte) seancë të re plenare.

Seanca është thirrur për në orën 10:00.

Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Kurse, Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës  

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,

5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Postime të ngjashme

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

Kosova regjistron 70 raste të reja me koronavirus

D V

Kosovë: Rreth 90% të rasteve të infektimit janë me variantin Delta

D V

Gërvalla e cilëson shumë të rrezikshme iniciativën Ballkani i Hapur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...