Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e sesionit vjeshtor me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor, si dhe koleg i jashtëzakonshëm.

Më tej Osmani tha se në bazë të vlerësimit të organizatave të shoqërisë civile, kuvendi në sesionin pranveror ka avancuar në respektimin e rregullores së Kuvendit.

Osmani ka thënë se deputetët po ashtu kanë arritur të kryejnë punën e tyre, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.

“Përkundër kushteve të jashtëzakonshme, rrezikimit të shëndetit deputetët vazhduan të punojnë në komisione e seanca, e kam për detyrë t’i refuzoj propagandat që deputetët nuk e kanë kryer detyrën e tyre”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se janë mbi 100 ligje të cilat nuk kanë shkruar në Kuvend, e kjo sepse Qeveria nuk i ka dërguar në legjislativ.

Postime të ngjashme

Marko Gjuriq: “Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”

N E

Kurti dhe Shefi i EULEX: Aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsioni

N E

Kosovë: Vazhdon faza e parë e imunizimit

N E

Arbërie Nagavci: “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës

N E

Lumir Abdixhiku tregon për vendimet që u morën në mbledhjen e kryesisë

N E

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën në arrtjen e objektivave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...