Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi një arenë përplasjesh rreth shtyrjes së regjistrimit

Shkup, 1 prill – Zhurnal – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pritet të vazhdoj seancën e filluar për shtyrjen e regjistrimit, pasi para pauzës me 94 vota miratoi rendin e ditës në të cilin është edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor që parasheh përdorimin e terminalëve për lexim të gishtërinjve në zgjedhjet lokale që poashtu do të shtyhen për gjysmën e dytë të tetorit.

Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës mbetet në qëndrimin se regjistrimi nuk duhet të shtyhet, për çka koordinatori I grupit parlamentar të tyre, Skender Rexhepi në punimet para pauyës  tha se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës së sotme parlamentare duke paraqitur amendamente në propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Regjistrim.

Rexhepi ka përsëritur qëndrimin për politizimin e regjistrimit dhe shtoi se shtyrja e regjistrimit do të jetë në dëm të shqiptarëve, jo për shkak të pandemisë. Ai ka drejtuar kritika ndaj BDI-së dhe punën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Rexhepi ka ftuar deputetët e BDI-së të mos votojnë për shtyrjen e regjistrimit.

“Ky refuzim për të zbatuar ligjin është një goditje e fortë për parimin e sigurisë juridike, si koncept themelor i shtetit të së drejtës. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të marrë urgjentisht masat e nevojshme për të ruajtur shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit duke ngritur akuza kundër drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të ESHS-së. Ne i kujtojmë Prokurorisë se çfarë thotë ligji i regjistrimit në nenet 16 dhe 18”, theksojnë nga koalicioni.

Pohimeve të Rexhepit, u është përgjigjur Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së ka vlerësuar se Rexhepi e ka keqpërdorë foltoren dhe se duhet të ruhet kredibiliteti i Kuvendit.

“BDI 20 vite merr mbështetje nga shqiptarët dhe çdoherë insiston në bashkëpunim me opozitën”, ka thënë Ademi duke shtuar se ASH dhe Alternativa nuk duan të bashkëpunojnë me ta por kërkojnë takime të ndara me liderë të partive tjera.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...