Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi nuk e vazhdoi gjendjen e krizës, Pendarovski tërheqë ushtrinë

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka tërhequr prapa ushtrinë e Maqedonisë së Veriu e cila ishte angazhuar në terren për të luftuar krizën me emigrantët.

Kjo, siç sqarojnë nga Kabineti i presidentit, vjen pasi dje Kuvendi nuk e ka miratuar Ligjin për vazhdim të gjendjes së krizës.

“Duke e pasur parasysh, se gjendja e krizës e shpallur në kufirin jugor dhe verior, që lidhet me krizën e emigrantëve, përfundoi mbrëmë në mesnatë, kurse Kuvendi nuk ka sjellë vendim për vazhdimin e ssaj, përfundoi të vlejë baza juridike për angazhim të deritanishëm të Armatës në sigurimin e kufijve të shtetit”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit, transmeton TV21.

Shton se armata do të vazhdojë të jetë e angazhuar për gjendjen e krizës së shpallur për pandeminë e Covid-19.

Nëse Kuvendi sjell vendim për vazhdim të gjendjes së krizës për krizën me emigrantët, Komandanti i forcave të armatosura do t’i japë urdhër Armatës për kryerjen e detyrave të deritanishme.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...