Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi nuk punon me kapacitet të plotë, por të hollat për shpenzimet rrugore harxhohen pa masë!

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – 75 nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë kanë përfituar gjithsej 122 mijë euro si kompensim për shpenzime rrugore, edhe pse lirisht mund të thuhet se parlamentarët nuk punojnë me kapacitet të plotë për shkak të pandemisë.

Nga konstituimi në gusht të vitit të kaluar, deri më 1 shkurt të këtij viti, 75 deputetë kanë marrë kompensim prej madje 122 mijë euro për shpenzime rrugore, edhe pse përbërja parlamentare për shkak të pandemisë dhe sigurimit të kuorumit nuk punon me kapacitet të plotë, përcjellë Zhurnal.

Siç transmeton sdk.mk, nga fillimi i mandatit parlamentar deri më 1 shkurt, për shpenzime rrugore më së shumti është paguar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov nga Vasileva, i cili ka përfituar 4.870 euro. Në vendin e dytë u gjend Surija Rashidi nga fshati Ladorishtë nga Aleanca për Shqiptarë, i cili ka marrë kompensim prej 4,777 euro.

Vijojnë edhe dy deputetë nga opozita e VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski nga Prilepi me 4,092 euro dhe Jadranka Pockova nga Strumica me 3.968 euro. Vijon deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli nga Dibra e cila është paguar 2,633 euro, transmeton Zhurnal.

Vijojnë Angelina Petkova nga Gjevgjelia nga VMRO-DPMNE (3,538), Sonja Mihaillovska nga Dellçeva nga radhët e LSDM-së (3.238), bashkpartiakët e saj Panço Minov(3,189 euro), Dragica Gjavoçanova (3,018 euro), Beti Rabaxhievska-Naumovska (2,791 euro), Lolita Ristova (2,387 euro) dhe Zhaklina Llazarevska (2.369 euro).

Zoranço Jovançev nga VMRO-DPMNE ka marrë kompensim prej 2,568 euro, ndërsa Dafina Stojanovska gjithashtu nga VMRO-DPMNE, edhe pse jeton në Gostivar është paguar 2,435. Biletë mujore e autobusit nga Gostivari për Shkup dhe anasjelltas, në periudhën prej pesë muajsh kushton 25 mijë denarë, ose rreth 400 euro.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski si kompensim për shpenzime rrugore ka marrë 2.245, ndërsa koordinatori I LSDM-së, Jovan Mitreski ka marrë 1,683 euro. Deputeti nga VMRO-DPMNE ka tërhequr 2.109 euro.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...