Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kuvendi pa kuorum, s’ka vota për të miratuar asnjë projektligj

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks –  Në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratohet propozim-rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për të pagjeturit. Vetëm 31 deputetët e partisë së Albin Kurtit votuan pro saj, ndërsa grupet tjera parlamentare u përmbajtën nga votimi. Krahas kësaj, të zgjedhurit e popullit dështuan të miratojnë edhe gjitha projektligjet tjera që ishin në rend të ditës.

Ndërkohë ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu edhe nga foltorja e Kuvendit kërkoi shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt për deklaratat e tij për të pagjeturit.

E kryesueses së seancës, Arbërie Nagavcit, në gjitha rastet. i ra të thotë fjalët e njëjta që Kuvendi nuk ka vendimmarrje.

“Konstatojë se në votim kanë marrë pjesë vetëm 31 deputetë të cilët kanë votuar për. Andaj kjo pikë do të hidhen në votim në moment tjetër”, tha ajo.

Deputeti Aliu tha se zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk është i mirëseardhur në Kuvend.

“Çdo ditë që kalon pa marrë pasa konkrete për largimin e Driton Selmanajt nga pozicioni i zëvendëskryeministrit të Qeverisë është dëmtim përveç edhe fyerje për viktimat e kryera të Serbisë në Kosovë. Andaj i apostrofuari këtu në Kuvend ne konsiderojmë se nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim i yni si grup parlamentar… presim sa më parë që të njëjtin ta largojnë nga pozicionoi zyrtar që mbanë. Edhe një herë po i drejtohemi grupit parlamentar të LDK-së së kjo nuk ka të bëjë me LDK-në. Ne jemi të bindur që edhe ju jeni të indinjuar me deklarimin e zotëri Selmanajt dhe se largimi i tij është diçka e domosdoshme dhe normale për tej çdo dallimi që të kemi. Unë jam i bindur se largimi i zotëri është në të mirën e vendit dhe se qëndrimi i tij në pozitën ku është e dëmton institucionet e Kosovës. Nuk ka të bëjë as me LVV-në dhe as me ndonjë individ veçanërisht dhe as me raportin tonë si opozitë dhe qeverinë. Ky pozicion është i pakaparsyeshëm dhe nuk duhet të tolerohet në të ardhmen. Ky është qëndrimi ynë, kërkojmë nga Avdullah Hoti që ta shkarkojë atë”, tha ai.

Në mungesë të kuorumit nuk u miratuan në parim Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, ai për Këshillim Ekonomiko-Social, Inspektoratin e Punës.

Krahas këtyre nuk pati vota as për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për zgjedhje.

Deputetët në mbledhjen e sotme i vazhduan edhe për tre muaj mandatin Komisionit Hetimor për Hidrocentrale mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...