Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi për të katërtën ditë do të debatojë për rishikimin e buxhetit

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 20-të në kuadër të së cilës për të katërtën ditë do të debatojë mbi Propozim plotësimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit shtetëror për vitin 2020, gjegjësisht rishikimin e dytë për këtë vit.

Sipas autoriteteve, rishikimi i buxhetit është i nevojshëm për përballje me valën e dytë të pandemisë me Covid-19 dhe për efektuimin e pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë eurove.

Ndërsa opozita ka dhënë vërejtje se shpenzimet janë historike në nivel më të lartë, realizimi i investimeve kapitale në nivel më të ulët, ndërsa paratë e parapara në tre pakot e masave ekonomike deri më tani nuk janë realizuar në tërësi, ndërsa deputetët nga shumica qeveritare qëndruan në mbrojtjen e ribalancit të propozuar dhe apeluan për mbështetjen e tij.

Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski në debatin theksoi se kjo është kriza më e madhe e cila ka ndodhur në një moment dhe ka bërë ulje të BPV-së të pjesës më të madhe nga të gjitha ekonomitë në botë dhe të gjitha shtetet i kanë rritur deficitet e tyre dhe borxhet publike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Abazi: BDI mashtroi se gjuha shqipe do të jetë obligative për nxënësit maqedonas

E.E.

Editorial: Pandemia shpalosi se sa larg është sistemi arsimor në Maqedoni të Veriut

R ZH

Moti me diell, temperatura deri 16 gradë

E.E.

OEMVP fillon me realizimin e programit për transformim të kompanive në realitetin e ri

E.E.

Zakharieva: Nuk jemi të gatshëm të miratojmë negociatat për Maqedoninë e Veriut

E.E.

Kalfin: Argumentet bullgare për veton ndaj RMV-së janë të pakuptueshme për partnerët evropianë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...