Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Pas një orë vonesë, Kuvendi sot e vazhdoi mbledhjen e 34-t, në të cilën në rend dite janë 68 ligje nga sfera të ndryshme. Deputetët nuk votuan, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se votimi për to do të bëhet në mënyrë shtesë.

Në fillim të mbledhjes deputetët në përgjithësi nuk ishin të interesuar për debat, pas çka Xhaferi kumtoi se votimi për disa nga ligjet do të bëhet në mënyrë shtesë. Disa nga ligjet, do të shqyrtohen menjëherë pasi të krijohen kushtet sipas Rregullores sepse ende nuk kanë kaluar në komisionet adekuate. Në mesin e atyre ligjeve është edhe Propozim – ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, në lexim të parë.

Xhaferi informoi se për Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshime me plotësime të Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në veprimet administrative dhe veprime për marrëdhënie pune në shkallë të dytë, në lexim të dytë, ka dorëzuar mbi 900 amendamente dhe në mënyrë shtesë do të hapet debat për këtë pikë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska në vërejtjen procedurale tha se kryetari i Kuvendit, Xhaferi është i detyruar që sipas Rregullores për Punë të Kuvendit, neni 165, për secilin ligj për të cilin ka përfunduar debati i përgjithshëm në vend se të thotë se për të do të votohet në mënyre shtesë ose kur do të krijohen kushtet, kërkoi që ta precizojnë datën dhe orën e votimit.

Xhaferi i pajtua me konstatimin e saj dhe në vazhdimin e mbledhjes për të gjitha ligjet të cilat ishin në lexim të parë, tha se votimi për to do të realizohet më 9 mars, të martën në orën 12.

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...