Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

nga Redaksia

Shkup, 15 gusht – Deputetët të cilët supozohej të ishin në pushim, do të mblidhen nesër për të miratuar disa nga ndryshimet që ishin propozuar dhe do të duhej të ishin miratuar muaj më parë. Në propozim parashikohet njohja e portaleve në Kodin zgjedhor, disa rekomandime të OSBE-ODIHR-së por edhe mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur.

Pasi Gjykata Kushtetuese kishte anuluar dispozitën për mbledhjen e të paktën 1% të nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur në zgjedhje, tani si zgjidhje, Kuvendi propozon mbledhjen e të paktën 0.95% të nënshkrimeve. Propozimi është vetëm i shumicës dhe nuk dihet nëse do të ketë konsensus dhe Badenter për miratimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More