Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Kuvendi këtë pasdite miratoi disa propozim-vendime dhe një propozim-ligj të plotësuar, i cili i referohet pakos së katërt të masave ekonomike, brenda seancës së 39-të.

Në fillim, me 92 vota “pro”, asnjë të abstenuar ose kundër, u miratua vendimi për shpallje të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitit të migrantëve dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte pandemie.

Pas kësaj, vijoi miratimi i dy vendimeve për të dërguar pjesëtarë të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban.

Deputeti nga VMRO-DPMNE, Bojan Stojanovski, në fjalimin e tij theksoi se duhet pasur kujdes se çfarë lloj njerëzish dërgohen në këto misione sepse ata e përfaqësojnë vendin tonë. Ai vuri në dukje rastin e dërgimit të një ekipi mjekësor në Kabul të trajnuar në Norvegji, anëtarët e së cilt, siç tha ai, u vlerësuan nga ekspertët norvegjezë si të paaftë për të kryer punën vetë.

Në vazhdim të seancës u miratua dhe plotësua propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përfitues të pensioneve, të drejtë të sigurisë sociale për persona të mëshuar, të rinjë, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe figura të tjera kulturore. Ëigji është pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike.

Kuvendi e miratoi edhe Vendimin për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarë dhe zëvendës anëtarë të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, si dhe propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, në një vërejtje procedurale, tha që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet t’i ndajë ligjet, të cilat janë pjesë e pakove për masa anti-krizë nga ligjet e tjera . Për këtë, Xhaferi u përgjigj se ai e bën punën e tij në përputhje me Rregulloren dhe se nuk do të lejojë askënd që t’i diktojë rend dite në seancat.

Në rendin e ditës të seancës së 39-të, ishte gjithashtu edhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, në procedurë të shkurtuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpjegoi se me këtë ligj kufizohet shuma që pacientët e paguajnë në spitalet private. Kufizimet, siç shpjegoi ai, janë në nivelin e çmimeve të pakove që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ua paguan institucioneve shëndetësore, ndërsa kjo është nga 40 deri në 300 000 denarë.

Pas pauzës së rregullt, Kuvendi vazhdoi me punë në orën 15:30.

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...