Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kuvendi votoi ligjin për fundjavë pa TVSH, ASH-Alternativa dhe Levica të përmbajtur

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Kuvendi sot në suaza të vazhdimit të seancës së 15të, me 71 vota për, nëntë të përmbajtur dhe asnjë votë kundër, sollën ligjin për ndryshimin e ligjit për kthim të një pjese të TVSH-së për personat fizik me procedurë të shkurtuar, informon Zhurnal.

Me ndryshimet ligjore, mundësohet të realizohet masa “Fundjavë pa TVSH”, si pjesë e masave antikrizë të Qeverisë përshkak pandemisë me Covid.

Deputetët e LSDM-së konsiderojnë se bëhet fjalë për projekt në interes të qytetarëve dhe dje bënë thirrje që deputetët të mbështesin. Kjo masë do të thotë paratë e TVSH-së kthehen mbrapsht tek llogaritë e qytetarëve.

Opozita vlerëson se ligji është përpunuar në shpejtësi dhe se ka vonesë në implementimin e saj. Ata thonë se qytetarët nuk kanë kurfarë dobie nga kjo masë dhe thonë se vlenë vetëm për ata që kanë smartfonë dhe që shfrytëzojnë aplikacionin “TVSH-ja ime”.

Ndryshe për këtë ligj të përmbajtur votuan deputetët e ASH-së Alternativës dhe Levicës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...