Agjencia Zhurnal.mk

Kuvendi zgjedh sot anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 11 nëntor – Kuvendi do të mblidhet sot për të zgjedhur një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kreut të shtetit i skadoi të premten në datë 8 nëntor, afati për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i është ankuar kreut të kuvendit, avokatit të popullit por dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, për ngërçin e krijuar për anëtarin e dyte të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit thotë se KED ka shkelur praktikat ligjore për mënyrën se si ja ka veguar listat, duke e bere sipas tij të pamundur që brenda 30 ditëve presidenti të respektojë parashikimet kushtetuese që diskutojnë radhën e përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses. Sipas tij këtë e ka bërë Ardian Dvorani, pasi nuk ekziston ndonjë vendim kolegjial i KED.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...