“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali nis takimet nga qyteti i Himarës

nga D V

Në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës.

Gjatë vizitës në qytetin e Himarës, Spiropali u prit në takim nga kryetari i Bashkisë, Vangjel Tavo, me të cilin diskutoi mbi investimet për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve sociale, investimet në shkolla, etj.

Kryetarja e Kuvendit siguroi se Kuvendi është i angazhuar për bashkëpunim të ngushtë më pushtetin vendor dhe për të mbështetur bashkitë të cilat, sipas saj, kanë peshën e madhe të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, Spiropali do të vijojë takimet në qytetin e Vlorës, ku pritet të realizohet dhe programi “Kuvend-ON”, platforma e dialogut ballë për ballë me qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More