Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës.
Spiropali vizitoi gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë, gjatë së cilës u prezantuan programet informuese dhe edukuese nga Shërbimi i Edukimit Qytetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Spiropali vizitoi palestrën e shkollës dhe disa nga klasat, si dhe ftoi nxënësit të vizitojnë Kuvendin, duke ju bashkuar programeve për të rinjtë me qëllim njohjen e veprimtarive parlamentare.
Gjatë vizitës në gjimnaz, kryetarja e Kuvendit dhuroi për shkollën “Spiro Gjiknuri” disa botime të Kuvendit të Shqipërisë.