Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kuzeska: Regjistrim të popullsisë do të ketë në vitin 2021, është interes shtetëror

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit dhe ky regjistrim do të mbahet në prill të vitit 2021.

“Me propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë që është në procedurë kuvendar, mundësuam zbatimin e regjistrimit të popullsisë sipas standardeve më të larta të BE-së, operacion statistikor që do të realizohet nga Enti Shtetëror për Statistika. Me Propozim-ligjin, kemi për qëllim që këtë operacion statistikor asnjëherë të mos trajtohet si çështje politike, por vetëm si operacion statistikor”, tha Kuzeska.

Sipas saj, regjistrimi nuk do të varret nga vullneti i partive politike dhe kryetarëve të partive.

“E pamë atë qasje të VMRO-DPMNE-së kur organizoi regjistrim në vitin 2011 dhe dështoi. Edhe sot kjo parti bën që regjistrimi të mos mbahet. VMRO-DPMNE vazhdon në Kuvend të sillet në mënyrë destruktive dhe të papërgjegjshme. Me mijëra amendamente nga VMRO-DPMNE dhe opozita në Kuvend pengojnë rregulloren që kanë për qëllim të sigurojnë punën nga larg për deputetët që janë në izolim për shkak të COVID-19”, tha Kuzeska.

Ajo tha se LSDM përmes shumicës kuvendare në Kuvend është e gatshme në procedurë kuvendare të shqyrtohen amendamentet e propozuara nga opozita me qëllim që të sigurohet ligj më cilësor.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...