Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

“Kuzhinat politike përgatisin rikualifikimin e akuzës për 27 Prillin”?

Shkup, 17 maj – Zhurnal – Deklarata e presidentit Stevo Pendarovski, në të cilën ai flet për zhvillimet e 27 Prillit në Kuvend ku thotë se dhunuesit nuk janë terroristë por shkelës të kushtetutës, për opinionistët është sinjal se politika tashmë duket e vendosur të bëj rikualifikimin e akuzës dhe është [ështje kohe kur do të ndodhë ajo të cilën e quajnë “epilogu më komik në historinë e gjyqsorit të Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia”, shkruan Zhurnal.

Kujtojmë se në mbështetje të tezës së tij se ata nuk janë terroristë, presidenti u përgjigj me një pyetje:
“Disa ditë më parë kishim një protestë të dhjetra shqiptarësh, qytetarë që pretendojnë se unë dëshiroj të minimizoj krimin që kanë bërë të pandehurit e ngjarjeve të 27 Prillit. Dhe tani i pyes ata, njeriu që shpëtoi Zijadin Selën, është terrorist?”, tha ai i cituar nga Fokus.

Opinionisti Naim Sinani për Zhurnal.mk, thotë se qëndrimi që po mban presidenti Stevo Pendarovski, por edhe kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, flasin për një zbutje, përkatësisht përafrim qëndrimi me liderin e VMRO-DPNE-së Hristian Mickovski i cili kërkon rigjykim dhe rikualifikim të veprës, për çka duket se po dakordohen të parët.

“Marrë parasyshë ndikimin politik në gjyqësor, është çështje kohe se kur do të ndodhë. E pikërisht Feta Alimi, do të shfrytëzohet për ti bërtë presion opozitës shqiptare, konkretisht Ziadin Selës, që të bëhet pjesë e pazarit politik për ti zbutur dënimet, apo edhe për ti liruar të dënuarit për “27 Prillin” e përgjakshëm në kuvend.

Gazetari Arben Zeqiri, raportues nga Kuvendi ku dhe ndodhi ditën e apostrofuar më lartë thotë se nëse shqetësimi për Feta Alimin do të ishte i sinqertë, presidenti do të duhej të reagonte që në fillim, kur ai u dënua padrejtisht duke u barazuar me terroristët që hynë në Kuvend.

“Në atë kohë Alimi u keqpërdor për të relativizuar fajin e asaj turme dhe për të thënë se aty ka faj edhe një shqiptar. Sot për së dyti po keqpërdoret përsëri për të shpëtuar atë turmë duke e barazuar një viktimë me një grup kriminelësh për ti lehtësuar këta të fundit”, shprehet Zeqiri sipas të cilit nëse ndodhë do të jëtë epilogu më komik në historinë e gjyqsorit të Maqedonisë Veriut që nga pavarësia.

Ndryshe në mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, protestuesit të kryesuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” të cilët u tubuan para godinës së Parlamentit, me forcë hynë brenda, ku si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e tyre, u lënduan 100 persona, përfshirë edhe deputetë, policë dhe përfaqësues të mediave, ku më së rëndi pësoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
Organet e drejtësisë kanë shpallur gjithsej 211 vjet burg për të pandehurit në këtë rast. Gjykata e apelit më vonë uli dënimet, por për vetëm një dhe dy vjet. Vetëm një person u shpall i pafajshëm.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...