Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Ky “Chevrolet” i vitit 1960 është bërë aq tërheqës sa ‘do të shpenzonit edhe centin e fundit për ta blerë atë’!

El Camino spikat në skenën e automobilave në SHBA falë formës së saj në stil dhe dizajnit tërheqës.

Dhe si rezultat, shumë njerëz do të dëshironin që Chevrolet të ketë një El Camino të ditëve moderne dhe ndërsa kjo duket e pamundur, ekziston një shembull veçanërisht i vitit 1960 i cili është vënë në shitje në Kentucky.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një El Camino që ka kaluar përmes më shumë se 1.500 orë restaurimi dhe azhurnime për ta bërë atë edhe më të dëshirueshëm.

Madje, siç është vlerësuar më tej, ky “Chevrolet” i vitit 1960 është bërë aq tërheqës sa ‘do të shpenzonit edhe centin e fundit’ për ta blerë atë!

Siç bëhet e ditur, “nën kapak” gjendet një motor V8 dhe fuqia e të cilit dërgohet në rrotat e pasme përmes një transmetimi automatik.

Aty gjithashtu janë bërë ndryshime të ndryshme të tjera, duke përfshirë pajisjen e një sistemi të ri stereo, dhe jo vetëm.

Që nga restaurimi i saj, makina ka udhëtuar me sa duket vetëm 4,000 milje (më pak se 6500 km).

Ajo aktualisht është vendosur për shitje nga S&S Classic Cars për 79,000 dollarë ose oferta më e mirë.

Postime të ngjashme

Audi prezanton modelin RS3

Dafina Vidishiqi

Apple po punon për një MacBook Air plotësisht të ri

Dafina Vidishiqi

Tesla Model 3 dhe Model X tashmë vijnë në lojën e famshme PUBG

Dafina Vidishiqi

Prezantohet Porsche 911 GTS: Më shumë fuqi sesa Carrera S

Dafina Vidishiqi

Ford prezanton veturën e re, emërtimin ia dhanë fansat

Dafina Vidishiqi

Alfa Romeo planifikon të prodhojë “GTV elektrike”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...