Agjencia Zhurnal.mk

Ky është dekreti i Thaçit për mandatimin e Kurtit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekretuar vendimin për ta mandatuar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e Kryeministrit të Kosovës.

Në pikën 1 të dekretit që e ka siguruar ekskluzivisht Klan Kosova thuhet “Z. Albin Kurti i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

” Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”, theksohet në pikën e dytë dhe të fundit të këtij dokumenti, njofton Klan Kosova.

Dekreti hyn në fuqin në datën e nënshkrimit që i bie sot (20.01.2020).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...