“Ky njeri ka një agjendë të fortë” – tifozët e Chelseat krijojnë një peticion kundër gjyqtarit Anthony Taylor

Gjyqtari Anthony Taylor është kritikuar nga tifozët e Chelseat, pas një vendimi të diskutueshëm gjatë barazimit të Blues me Liverpoolin.

 

Taylor e përjashtoi Reece Jamesin në fund të pjesës së parë për shkak se ndaloi topin me dorë që të futej në portën e skuadrës së tij. Fillimisht, gjyqtari lejoi që loja të vazhdonte, por pasi u këshillua me VAR, Taylor i dha The Reds një penallti dhe e ndëshkoi Jamesin me karton të kuq.

Vendimi ndezi disa skena të zjarrta në fushë dhe çoi në golin e barazimit të Liverpoolit, një penallti të ekzekutuar nga Mohamed Salah.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtari ka marrë disa vendime kontroverse kundër Blues, me një tifoz të Chelseat duke përpiluar një listë të gjerë në Twitter rreth ‘vendimeve të gabuara’ që Taylor ka marrë.

Këto përfshijnë dështimin e tij për të dalluar një lojë me dorë nga Alexis Sanchez i Arsenalit gjatë Finales së Kupës FA nëvitin 2017 dhe përjashtimin e Mateo Kovacic në Wembley vitin e kaluar.

“Anthony Taylor i lindur në Mançester gjithmonë e ndëshkon gabimisht Chelsean”, thuhet në postim. “Me siguri nuk mund të jetë një rastësi pas 21 herë?”.

Zhgënjimet e tifozëve me Taylor arritën kulmin e tyre të shtunën mbrëma, me një peticion që kërkon që gjyqtari të mos referojë më ndeshjet e Chelseat duke arritur mbi 40,000 nënshkrime brenda një dite nga postimi.

“Është e qartë se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit që është Chelsea FC”, thuhet në përshkrimin e peticionit . “Për shembull, ai ka përjashtuar lojtarët pa asnjë arsye dhe ka rrezikuar rezultatet tona”.

“Ne besojmë fuqishëm se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të ndalohet të drejtojë ndeshjet e Chelseat”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e futbollit nisin një peticion kundër gjyqtarëve. Në shkurt, mijëra nënshkruan një fushatë që Mike Dean të shkarkohet si gjyqtar i Ligës Premier pasi ai çuditërisht përjashtoi Tomas Soucek të West Ham United kundër Fulham në Craven Cottage. 

Related posts

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

D V

Griezmann drejt Atletico Madridit, Barcelona e zëvendëson me Luuk de Jong

D V

Real Madridi ka bërë deri më tani 17 lëvizje në këtë afat kalimtar – por në fund mund të mos vlejnë dhe aq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More