Ky shtet dyfishon numrin e të vdekurve nga Covid-19, përqindja i del më e larta në botë

Pas një rishikimi, Peruja zyrtarisht e ka rritur për më shumë se dyfish shifrën e të vdekurve nga sëmundja Covid-19, duke u bërë shteti me shkallën më të lartë të viktimave për numër banorësh, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Ndonëse më parë zyrtarisht në Peru ishin shënuar 69,342 të vdekur nga Covid-19, kjo shifër tani është ngritur në mbi 180.000, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kryeministrja Violeta Bermudez u tha gazetarëve se numri i viktimave është rritur pas këshillave të ekspertëve peruanë dhe ndërkombëtarë. “Ne mendojmë se është detyrë e jona që këtë informatë ta bëjmë publike”, tha ajo.

Peruja ka qenë një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Amerikën Latine. Ky vend është përballur me sistem shëndetësor të stërngarkuar dhe me mungesë të oksigjenit mjekësor.

Kryetari i Shoqatës Peruane të Mjekëve, Godofredo Talavera, tha se rritja e numrit të viktimave nuk ka qenë befasi. “Nuk ka pasur përkrahje qeveritare sa u përket shtretërve në repartet intensive dhe oksigjenit. Për momentin nuk kemi vaksina të mjaftueshme. Vija e parë e kujdesit nuk është aktivizuar. Tërë kjo na bën shtetin e parë në botë sa i përket vdekshmërisë”, deklaroi ai.

Peruja tashmë zyrtarisht ka 180.764 të vdekur nga Covid-19. Ky numër është shumë më i lartë sesa në shtetet fqinje si Kolumbia me 88.282 të vdekur dhe Bolivia me mbi 14.000 viktima.

Related posts

Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar pas vërshimeve në Indi

D V

Detajet/ Nuk ulesh në restorant pa vaksinë: Masat e reja që pritet të marrë Gjermania në vjeshtë

Redaksia

BE do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina në vendet joanëtare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More